E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbi, rrëmbehen 10 persona

Autoritetet kolumbiane kanë bërë të ditur se 10 persona janë rrëmbyer nga disa njerëz të paidentifikuar në aonat malore të Puerto Angostura-s, rreth 150 km në lindje të Bogota-s në fillim të javës. Sipas raportimeve të para, mësohet se një grup njerëzish po luanin futboll gjatë kohës që janë sulmuar nga disa persona të armatosur të kamufluar, të cilët i kanë marrë pneg. Zyrtarët ushtarakë besojnë se mund të bëhet fjalë për forcat revolucionare të Kolumbisë, ose siç njihet ndryshe organizata e rebelëve të FARK-ut, por ende nuk eshte konfirmuar një lajm i tillë. Të afërmit e disa prej personave të rrëmbyer, të shqetësuar nga situata më e fundit, kanë lancuar një apel nëpërmjet mediave, që të lirohen ata që janë rrëmbyer. Bashkëshortja e njërit prej burrave të rrëmbyer tregon mes lotësh se u kishte kërkuar përsonave të maskuar të mos ia merrnin të shoqin, por ata nuk e kishin dëgjuar. Këto rrëmbime ndodhin në një kohë kur grupi guerrillas FARK, deklaroi se do te lironte 6 persona që mbahen peng në xhunglat e Kolumbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›