E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, nderohet njeriu i parë që eci në Hënë

Nderohet për herë të fundit Nil Armstrong, perosni I parë që ka shkelur në hënë. Qindra njerëz, përfshirë edhe astronautët dhe zyrtarët e Agjencisë amerikane “NASA”, morën pjesë në përkujtimin publik që u zhvillua në Katerdalen Kombëtare në Uashington, ku ishte ekspozuar një pjesë e gurit, që Armstrongu e kishte sjellë nga Hëna.

Armstrongu vdiq më 25 gusht, në moshën 82 vjeçare. Ai ka ecur në Hënë më 20 korrik të vitit 1969. Në kuadër të këtij ceremoniali përkujtues u transmetua incizimi i një pjese të fjalimit të njohur të presidentit të atëhershëm amerikan, Xhon F. Kenedi, para 5 dekadash, në të cilin ai i lavdëron Vitet e Gjithësisë. Përkujtimi i sotëm publik, u bë dy javë pas varrimit modest privat të Armstrongut më 31 gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›