E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, shuhet zjarri në kodrat e Levanit

Është shuar zjarri në kodrat e Levanit në Fier. Dhe pse flakët kishin përparuar në një hapësirë rreth 1 km, duke krijuar një vatër tërësisht problematike dhe me rrezik shtrirje drejt zonave të banuara, ndërhyrja nga ana e zjarrëfikëseve ka bërë të mundur shuarjen terësisht të zjarrit në kodrat me shkurre dhe pemë.
 

Ndërkaq sezoni veror i 2012 është përmbyllur me një bilanc të dhimbshëm kundrejt pasurisë publike, ku janë shkatërruar jo pak hektarë pyje dhe kullota si pasojë e zjarreve, qofshin këto aksidentale apo të qëllimshme. Vetëm në qarkun e Lezhës janë përshkuar nga zjarret mbi 156 hektare pyje, ndersa 42 hektare jane djegur thuajse plotesisht. Lidhur me këtë autoritet përkatëse kanë shpallur në ndjekje penale 4 persona per zjarrvenie te qellimshme.
 

Nga ana tjetër në qarkun e Dibrës situata vijon të jetë alarmante, pavarësisht reshjeve të para të shiut pas sezonit të nxehtë të verës. Vatrat e zjarrit janë shfaqur sërish në shumë sipërfaqe me pyje dhe kullota, ndërsa dëmet më të mëdha po shkaktohen në kurorën e Lurës, në Macukull të Matit, në Zall-Gjoçaj, në malin e Shytit në Bulqizë etj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›