Valë e re e dhunës në Pakistan
Një valë e re e dhunës dhe e gjakderdhjes ka goditur sot Pakistanin, me një zyrtar qeveritar i cili njoftoi për një sulm me bombë kundër një autobusi me dasmorë në veriperëndim të Pakistanit, me çrast kanë humbur jetën së paku 24 persona.
Ky sulm ndodhi në rajonin e Mohmandit dhe në mesin e viktimave kishte edhe gra he fëmijë.
Më herët, një sulmues vetëvrasës vrau së paku shtatë persona, në afërsi të një baze ajrore të ushtrisë pakistaneze në veriperëndim të Pakistanit, ndërsa 15 persona tjerë pësuan lëndime, pas një sulmi tjetër me autobombë, të ndërmarrë në të njëjtin rajon.
Gjakderdhja më e re ndodhi pikërisht në momentin kur ushtria pakistaneze po vazhdon ofensivën e vet kundër militantëve talebanë, në brezin kufitar me Afganistanin. Në mesin e shtatë të vrarëve në afërsi të bazës ajrore në Kamra ishin edhe dy ushtarë, ndërsa 13 persona tjerë u plagosën si pasojë e këtij sulmi.
Sulmi tjetër me autobombë ndodhi në një qendër rekreative në Peshavar. Këto sulme janë ndërmarrë në kuadër të dhunës, të cilën këtyre ditëve po e përjetojmë në të gjitha pjesët e Pakistanit, deklaroi zyrtari i qeverisë, Mian Iftikhar Hussain.