SHBA ne krize. Demokratet e republikanet ne ngerc

Kriza e tavanit të borxhit në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar kaos në rreshtimet partiake të Kongresit dhe të Senatit. Ndërsa vazhdon ngërci mes demokratëve dhe republikanëve, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit miratoi planin e sponsorizuar nga kreu i kësaj dhome, Xhon Bejner, por që u rrëzua në Senatin e kontrolluar nga demokratët.
Qeveria federale në Shtetet e bashkuara rrezikon të mbetet pa para në datën 2 gusht, në rast se palët nuk gjejnë një zgjidhje për rritjen e tavanit të borxhit, gjë që do të shkaktonte pasoja të rëndësishme në ekonominë e brishtë amerikane, dhe do humbiste besimin e tregjeve financiare në supremacinë e dollarit si monedha e parë botërore.
Me kohën që ecën në drejtim të kundërt, republikanët arritën të miratojnë planin e tyre me 218 vota pro. Pas kësaj, bejner i bëri thirrje presidentit Obama dhe Senatit të arrijnë në një marrëveshje.
“Unë u përpoqa shumë gjatë negociatave për të arritur një marrëveshje me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Dhoma e përfaqësuesve e tha fjalën e vet dhe tani është koha për Administratën dhe kolegët e palës tjetër të parashtrojnë një plan në tavolinë”- tha Bejner.
Analistët thonë se miratimi i draftit Bejner thyen javë të tëra ngërci dhe hap dyert për një kompromis që mund të kalojë në Kongres para së martës, kur përfundon afati për rritjen e tavanit të Borxhit. Nëse ky kompromis arrihet, një votim final në Senat mund të zhvillohet të hënën. Por, nëse gjithçka vonohet qoftë edhe me një ditë, presidenti mund ta ketë të pamundur ta firmosë, brenda afatit dhe kjo do të shkaktonte një nivel të rrezikshëm pasigurie në tregje.
Një vonesë do të rriste gjithashtu edhe mundësinë e zhvlerësimit të kredibilitetit të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara nga pikët maksimale që ka aktualisht.
Juli Prifti