Kërcënoi me armë uniforma blu, pranga 32-vjeçarit

Zëdhënësja e Policisë së Lezhes, Liona Nika, tha se “32-vjeçari Artur Zgjuni, akuzohet se së bashku me një person tjetër, i paidentifikuar, kanë ndaluar përpara një lokali, në fshatin Adriatik-Kurbin dhe kanë kërcënuar me armë punonjësit e Komisariatit të Policisë Kurbin”.
“Në kundërshtim me kërkesën e bërë nga këta të fundit, 32 vjeçari Zgjuni ka qëlluar në ajër, por fatmirësisht pa shkaktuar dëmtime në njerëz”.
Dy autorët e ngjarjes do të përballen me akuzat e “kanosjes për shkak të detyrës", “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”, si dhe “prishjes së qetësisë publike”. /Start/
2012-05-19 10:21