Në pritje të qeverisë së re, FMN anulon kontaktet me Athinën
ATHINE - Nesër në mëngjes del dekreti presidencial për shpërndarjen e Parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja të 17 Qershorit. Parlamenti grek i dalë nga zgjedhjet e 6 majit, zgjodhi me 179 vota kryetarin, Viron Polidoras, disa orë përpara se të shpërndahet, duke u bërë kështu parlamenti më jetëshkurtër në historinë e pasluftës.
Ndërkaq FMN ka njoftuar se anulon kontaktet me Greqinë, deri në formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 17 qershorit. “Presim të fillojmë kontaktet me qeverinë e ardhshme greke” deklaroi përfaqësuesi i FMN-së, David Choouli, duke lënë të kuptohet se FMN nuk do të bisedojë me qeverinë e përkohshme. Në lidhje me një largim të mundshëm të Greqisë nga euro, ai tha: "Duhet të jemi të përgatitur teknikisht për cdo rast”, ndërsa pyetjes për mundësinë e dhënies së një kësti të jashtëzakonshëm në rast se fondet publike të vendit përballen me problem urgjent, Choouli iu përgjigj se “Greqia u financua kohët e fundit në kuadër të programit të dytë të ndihmës”.
Komisioneri Evropian Karel de Choucht tha sot në një intervistë se “Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane po përgatisin një plan emergjence, për të adresuar skenarin e daljes së Greqisë nga euro”.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar komisioneri Evropian për ekonominë Olli Rehn. “KE nuk po përpunon skenar për dalje të Greqisë nga euro. Ne po punojmë për të mbajtur Greqinë në euro”, tha ai për rrjetin britanik Channel 4. Edhe komisioneri Oliver Bagh siguroi se “nuk ka plane për dalje të Greqisë nga euro”.
Ndërkohë presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Athinë, deklaroi për një radio gjermane se “dalja e Greqisë nga eurozona nuk do të jetë një fund i keq, por fillimi i një të keqe edhe më të madhe". "Unë nuk them se ky opsion nuk ekziston, por e konsideroj atë shumë të rrezikshëm", theksoi Schulz, i cili ka në axhendën e takimeve presidentin Papulias ashtu si dhe kreun e SYRIZA, Aleksis Cipras.
Kancelarja gjermane Angela Merkel i shprehu presidentit grek Karolos Papulias, nevojën që Greqia të formojë një qeveri të fortë pas zgjedhjeve të 17 qershorit. "Është për të ardhur keq që nuk ishte e mundur për të ngritur një qeveri të fortë", është shprehur kancelarja në një bisedë telefonike me Papulias, sipas ministrisë së jashtme gjermane.
Kriza greke dhe situata e përgjithshme në zonën e euros pritet të jetë në fokus të diskutimeve të Samitit të G8, i cili mbahet sot dhe nesër. Në takimin e G8 do të diskutohen edhe politikat e balancimit të masave të kursimit dhe rritjes ekonomike, për të shmangur ngjarjet që mund të rrezikojnë kohezionin e Eurozonës.
Situata në Greqi është edhe në qendër të shtypit botëror. Revista britanike The Economist, e parashikon të zymtë të ardhmen e Greqisë jashtë euros, por edhe të eurozonës, pa Greqinë. “Nuk është ide e mirë për Greqinë të largohet nga euro, por erdhi momenti që ajo të përgatitet për largimin e saj” shkruan revista.