E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, një 30 vjecare sjell në jetë 6 fëmijë për 3 minuta

SHBA- Një personel i tërë, i përbërë nga 50 mjekë në qendrën mjekësore Brookwood në Alabama morën pjesë në një lindje të pazakontë dhe të vështirë. Në një hark kohor prej 3 minutash një nënë 30-vjecare Heather Carroll lindi 6 fëmijë, duke i bërë bashkëshortit të saj Mitchell, dhuratën më të bukur për Ditën e Babait (19 Qershor). Lajmi bëhet publik nga Daily Mail.

Heather Carroll nga Dallas, Texas kishte javë që priste të lindte në një spital të Birmingamit, ndërsa operacioni mori fund vetëm mëngjesin e së shtunës dhe zgjati nga ora 8:05 deri në 8:08.

Lindja e parakohshme erdhi pas komplikimeve që kishte 30-vjecarja, e detyruar të lindtë 3 muaj para kohe. Ajo solli në jetë për 3 minuta, 5 vajza dhe një djalë, pas një ndërhrjeje cezariane. Të sapolindurit peshojnë nga 0,73 e 1,04 kg dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Znj Carroll është gruaja e dytë në SHBA që ka lindur gjashtënjakë këtë muaj. Rreth dy javë më parë Stacey Carey në Abington të Pensilvanisë, solli në jetë 6 fëmijë.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: SHBA, një 30 vjecare sjell në jetë 6 fëmijë për 3 minuta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›