E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA nje adoleshent vret 5 persona

Një tjetër ngjarje e rëndë trondit SHBA-në.

Një adoleshent amerikan ka qëlluar për vdekje 5 njerëz në shtetin jugperëdimor të, Nju Meksiko.

Policia ka bërë të ditur se trupat e një mashkulli dhe femre të rritur dhe tre fëmijëve, janë gjetur brenda në shtëpi në rajonin e Bernalillo-s në Albuquerque, qyteti më i madh në Nju Meksiko.

Policia thotë se i riu i dyshuar, është arrestuar në lidhje me të shtënat e të shtunës mbrëma. Ai tani do të përballet me akuzat për vrasje.

“Viktima janë qëlluar me armë zjarri. Në sulm janë përdorur armë të ndryshme, megjithatë gjithcka do të vendoset pas përfundimit të hetimeve”.

Shefi i policisë tha se ka parë armë të shumta në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe një “pushkë ushtarake”.

Ai tha se ende nuk dihet motivimi i këtij të riu për të bërë atë vrasje të pesëfishtë. Ky është incidenti i radhës në SHBA, që është ende e tronditur nga masakra e dhjetorit të kaluar në një shkolleëfillore, ku humbën jetën 20 fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›