E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensionet në Korenë e Veriut, nuk ka sinjale për raketat

Pas tensioneve dhe alarmeve të rreme situata në Korenë e Veriut duket se është e qetë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se lëshuesit e lëvizshëm të raketave nuk janë vënë në përdorim gjatë dy ditëve të fundit.

Shërbimet sekrete të Koresë së Jugut bëjnë të ditur se Pheniani ka dislokuar katër apo pesë lëshues raketash përballë bregdetit lindor të provincës koreanojugore Hamgyeong, shkruan noa.

Sipas medieve ndërkombëtare, lidershipi koreanoverior nuk ka dhënë urdhër për ndonjë lëshim të mundshëm raketash./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›