E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA nuk toleron Phenianin me armë bërthamore

SHBA-ja nuk do të tolerojë kurrë një Kore të Veriut, të armatosur me armë bërthamore, ka deklaruar sot Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, duke theksuar se programet bërthamore dhe raketore të Phenianit paraqesin një kërcënim vdekjeprurës dhe destabilizues.

Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se ne sot nuk pranojmë, e nuk do të pranojmë kurrë, një Kore Veriore me armatim bërthamor, tha Gates gjatë vizitës së tij në Korenë Jugore.

Përpjekjet e Phenianit për të siguruar armë dhe teknologji bërthamore, kërcënojnë jo vetëm stabilitetin e rajonit, por edhe atë ndërkombëtarë, shtoi ai.

Koreja e Veriut u largua në prill nga negociatat gjashtë-paleshe për çarmatosje dhe ndërmori testin e dytë bërthamor. Në korrik, Pheniani testoi disa raketa balistike.

Gates tha se SHBA-ja do të bashkëpunojë me aleatët e vet ndërkombëtarë, për tu siguruar se Pheniani do të heq dorë nga programi i armëve bërthamore dhe se do të mbrojë aleatët e vet rajonal nga kërcënimet e mundshme të Phenianit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›