E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-infermieri mbret i ri i Ugandës

Për vite me radhë, Charles Wesley Mumbere, ka punuar si ndihmës-infermier në Maryland dhe Pennsylvania, duke u kujdesur për personat e sëmurë dhe të moshuar. Askush aty nuk e kishte ditur se ai kishte trashëguar një titull mbretëror, kur kishte vetëm 13 vjet.

Këtë javë, pas viteve të tëra të problemeve politike dhe betejës financiare, Mumbere 56 vjeçar u kurorëzua edhe zyrtarisht për mbret të Ugandës.

Gjatë tubimit publik të organizuar me këtë rast, presidenti i Ugandës, Yoveri Museveni, edhe zyrtarisht riktheu në fron monarkinë Rvenzururu. Museveni fuqizoi sërish mbretërinë tradicionale, të cilën paraardhësit e tij e kishin shfuqizuar në vitin 1967, por ai ka kërkuar nga mbreti që të kufizohet në obligime kulturore dhe të mos përzihet në politikë.

Është mrekulli që qeveria qendrore më në fund ka kuptuar kërkesën e popullit bakonzo, i cili ka kërkuar njohjen e identitetit të vet, deklaroi Mumbere.

Mbreti i Ugandës ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm gjatë jetës së tij-ai ka qenë udhëheqës adoleshent, ka jetuar si student i varfër, i cili ka mbajtur dy punë si ndihmës-infermier në SHBA, ku ka jetuar gati 25 vjet.

Rrënjët mbretërore të Mumberes në Pennsylvani u bënë publike në muajin korrik, kur ai në intervistën dhenë një gazete lokale theksoi se ai është duke u përgatitur për tu kthyer në Ugandë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›