E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, operacion anti-mafia, 127 të arrestuar

FBI në bashkëpunim me agjentët federal dhe forcat lokale, ka kryer një nga operacionet më të mëdha kundër Mafias ku janë arrestuar brenda ditës së enjte 127 persona të përfshirë në krimin e organizuar. Aksioni u përqëndruar në New Jork, New Jersey dhe në Rhode Island. Të arrestuarit u përkisnin pesë familjeve mafioze Njujorkeze, si Gambino, Genovese, Lucchese, Bonanno, Colombo dhe DeCavalcante. Ata janë arrestuar bazuar në 16 padi në juridksione të ndryshme. 19 anëtarë dhe klanet e tyre, duke përfshirë dhe një në shtetin italian, janë arrestuar për akuza të ndryshme midis të cilave akuza të vrasjes, grabitjes dhe trafikut të lëndëve narkotike. Autoritet thanë se ky ishte një hap i rëndësishëm për të shkatërruar veprimtarinë ilegale të “La cosa nostra”.
Rreth 36 të dyshuar janë akuzuar për rolin e tyre në aktivitet kriminale. Ndërsa anëtarë nga dy familje të tjera janë akuzuar për krime federale. Në këtë operacion u përfshinë rreth 800 federale. Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Eric Holder deklaroi se të arrestuarit kishin kryer krime klasike të një klani të mafias siç ishte dhe eleminimi i kundërshtarit. Ai e quajti mafian dhe anëtarët e saj si kriminelët më të rrezikshmë në vend. Arrestimi i këtyre personave u bë mundur nëpërmjet përgjuesve dhe informatorëve të brendshëm. Në 14 prill të vitit të kaluar anëtarë nga familja kriminale Gambino, përfshirë edhe kreun e saj, u shpallën fajtorë për akuzat e vrasjes dhe prostitucionit të miturve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›