Negociatat Beograd-Prishtinë, Kacin:Përjashtohet statusi

Raportuesi i PE-së për Serbinë, Jelko Kacin theksoi se Rezoluta për integrimet evropiane të Serbisë përjashton statusin dhe ndarjen e Kosovës. Me këtë rezolutë të miratuar bëhet thirrje për dialog me Kosovën, por pa aluduar në negocimin për statusin apo ndarjen e Kosovës.
Por, Kacin theksoi për gazetën “Politika” se ka kërkuar që të shlyhet fjala “ndarje” të Kosovës, për shkak se ajo shprehje është e panevojshme, pasi sipas tij, askush në Serbi zyrtarisht nuk ka kërkuar ndarjen e Kosovës.
“Vlerësova se përmendja e fjalës ndarje është e panevojshme dhe e tepruar, pasi askush në Serbi asnjëherë zyrtarisht nuk ka propozuar ndarjen, prandaj do të ishte jokorrekte që kjo fjalë të jetë pjesë e Rezolutës së Parlamentit Evropian”, theksoi Kacin.
Ai shtoi se kjo rezolutë është tejet e qartë dhe se shprehë disponimin e BE-së për të mbështetur hapat pozitiv të Serbisë ndaj BE-së, por edhe të shprehë vëmendjen për zgjidhjen e problemeve, që duhet të gjejnë epilog zgjidhjeje.