E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet 5 vjetori i vdekjes së presidentit Rugova

Në 5 vjetorin e vdekjes së presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, figura e presidentit të parë të vendit do të përkujtohet në dy akademi të ndara. Njëra do të mbahet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa tjetra do të mbahen nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.

Në të dyja parashikohet të marrin pjesë personalitetet të larta vendase e ndërkombëtare.

Lidhja Demokratike e Kosovës në orët e mëngjesit do të bëj homazhe te varri i presidentit, Ibrahim Rugova, ndërsa ceremonia përkujtimore mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare do të mbahet një aktivitet letrar, me temë Veprën kulturore e letrare të Rugovës.

Ndërkaq, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›