E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve, Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin

Komisioni i Ligjeve ka ka miratuar sot ligjin “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it”.

Të dyja palët në komisionin kanë rënë dakort sot për miratimin e ligjit i cili do t`i hapë rrugë hetimet të EULEX-it në Shqipëri pas akuzave për trafik organesh nga ish-komisioneri Dick Marty.

“Duhet ta miratojmë ligjin nen për nen me konsensus në mënyrë që EULEX-i të vijë të hetojë” theksuan deputetët e PS-së. Po të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe deputetët e mazhorancës të cilët kanë theksuar se miratimi i këtij ligji do të bënte të mundur hetimin sa më të shpejtë të EULEX-it për akuzat e Dick Martyt.

Ky ligj do t`i krijojë ekipit të ekspertëve të Task Forcës hetimore të EULEX-it të gjitha mundësitë për një hetim të plotë, në të gjithë territorin e Shqipërisë në lidhje me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›