SHBA, përfundoi fluturimi eksperimental i aeroplanit solar
UASHINGTON-Një aeroplan eksperimental me energji solare e ka përfunduar udhëtimin e tij nëpër Shtetet e Bashkuara.
Aeroplani “Solar Impulse” i drejtuar vetëm me një pilot, ka zbritur mbrëmë në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork, pasi ishte ngritur nga Uashingtoni.
Fluturimi i parë në Shtetet e Bashkuara ishte bërë nga Kalifornia, në fillim të muajit Maj të këtij viti.
Pas zbritjes piloti Andre Borschberg, i cili është nga Zvicra, vlerësoi se projekti ishte “sukses i madh për energjinë e ripërtrirë”.
Ky aeroplan e shfrytëzon energjinë e mijëra celulave solare të vendosura në krahët e tij.
Shpejtësia më e madhe e tij arrin në 70 kilometra në orë.
(d.b/BalkanWeb)