E Diel, 1 Nëntor 2026

Usain Bolt, me bluzën e Junajtid në një miqësore ndaj Sevilias me 9 gusht

Atleti rekordmen i botës në 100 metra dhe në 200 metra, Usain Bolt, kampioni i madh i atletikës nga Xhamajka, do të luajë në ndeshje miqësore për ekipin e Mançester Junajtid.

Bolt do të jetë në fushë për “djajt e kuq” në ndeshjen e 9 gushtit në “Old Traford” ndaj skuadrës spanjolle të Sevilias, sipas asaj që raporton “The Sun”. 26-vjeçari Bolt është fitues i 6 medaljeve të arta olimpike, i 5 të arta nga kampionati botëror dhe rekordmen botëror në 100 e 200 metra.

(d.b/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›