E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet dhe humb një turist çek në malin e Jezercës, helikopterët ndërpresin kërkimet

MALESI E MADHE-Një turist cek është rrëzuar në malin e Jezercës ndërsa një helikopter i Policisë dhe një i Ushtrisë të sinjalizuar për aksidentin nisen kërkimet per shpetimin e tij, por pa rezultat sepse nuk kane mundur ende ta lokalizojne ku ndodhet.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës kur turisti Cek ka qenë duke i ngjitur në malin e Jezercës nga ku ka rrëshqitur nga një lartësi e madhe.

Sipas informacioneve të marra pranë qytetit të Bajram Currit bëhet e ditur se turisti cek ka thyer njërën prej gjymtyrëve të poshtme dhe ka më pas ka njoftuar banore te zones me celular dhe keta te fundit kane kontaktuar me policinë me telefon. Me pas banoret nuk munden te lidhen me telefon me turistin.
Të njëjtat burime thonë se deri tani nuk është bërë i mundur lokalizimi i turistit, i cili ka qenë duke bërë alpinizëm në malin e Jezercës.

2 helikopterët e policisë dhe ushtrisë kanë shkuar disa herë në vendin ku dyshohet të jetë turisti, por nuk kanë mundur që ta gjejnë atë pasi terreni malor është tepër i thyer dhe ulja e helikopterit është shumë e rrezikshme.

Policia e Kukësit ende nuk ka dhënë detaje të tjera të ngjarjes ndërkohë që rreth ores 19:40 minuta u nderprene dhe fluturimet me helikopterë pasi po ra errësira dhe sipas Forcave te Armatosura, pilotët rrezikojnë jetën në rast se vijojnë operacionin në atë reliev malor.

Forcat e Armatosura theksuan se kërkimet do të rinisin nesër në 05:00.

Kjo ngjarje pason atë të datës 4 Korrik ku një përkthyes shqiptar ka thyer krahun teksa shoqëronte 6 turistë kroatë.
Edhe kjo ngjarje ndodhi në malin e Jezercës, ku mësohet se përkthyesi rrëshqiti duke plagosur njërin krah, por pa rrezikuar për jetën e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›