SHBA, përgatisnin atentate, në pranga dy persona

Policia amerikane në New York ka arrestuar dy persona që dyshoheshin se po përgatitnin atentate kundër disa sinagogave dhe Empire State Building.
Njeri prej tyre Ahmed Ferhani, 26 vjeç nga Algjeria ndërsa tjetri është Mohamed Mamdouh, një 20 vjeçar, shtetas amerikan me origjinë marokene.
Sipas policisë dy personat janë arrestuar në Manhattan pasi kishin blerë një bombë dore, tre pistoleta dhe 150 karikatorë armësh. Dy të rinjtë ishin nën ndjekjen dhe mbikqyrjen sekrete të policisë prej mëse 7 muajsh.