E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, rritet numri i viktimave nga sulmet me bomba

Është rritur numri i viktimave nga sulmet me bomba në një qendër stërvitore, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit. Raportohet 80 persona kanë vdekur edhe 100 persona të tjerë janë plagosur nga dy sulme me bomba.

Sulmet me bomba u bënë në vendin Shabqadar, afër një baze ushtarake, në çastin kur rekrutët po përgatiteshin të largoheshin nga qendra.

Policia tha se është konfirmuar vrasja e 80 personave.

Talibanët e Pakistanit kanë thënë se ata e kanë ndërmarrë këtë sulm në shenjë hakmarrje për vrasjen e Osama bin Ladenit, në fillim të këtij muaji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›