E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish -sekretari amerikan i Mbrojtjes ne Tirane

Ish -sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld vjen ne Tirane.  Neser ai do te dekorohet nga Presidenti i Republikes.
Zyra e Shtypit e Presidences njofton se ceremonia do te zhvillohet ne oren 10.30.
Po keshtu, ish-sekretari Ramsfelld, do te marre pjese edhe ne nje Town Hall qe do te zhvilloje Kryeministri Berisha ne Sheraton.
Donald Ramsfelld mori detyren e sekretarit Amerikan te Mbrojtjes ne vitin 2001, ne administraten e presidentit Xhorxh W. Bush.
Me qendrimet e tij, ai konsiderohet si nje prej drejtuesve me te rendesishem te Pentagonit dhe nje prej personave kyc ne ristrukturimin e ushtrise amerikane te shekullit te 21.
Donald Ramsfelld pati rol vendimtar edhe ne planifikimin e reagimit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndaj sulmeve terroriste te 11 shtatorit. Vizita ne Shqiperi e ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Ramsfelld organizohet nga kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›