E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA përgëzon qeverinë “Berisha” për mirëorganizimin e zgjedhjeve

Ambasadori amerikan në OSBE rikonfirmon qëndrimin amerikan për procesin zgjedhor në Shqipëri, duke rinovuar përgëzimet për qeverinë “Berisha” dhe duke theksuar se administrimi i procesit zgjedhor kishte pasqyruar njё progres tё vёrtetё

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzuan dje popullin dhe qeverinë shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Qëndrimin e SHBA-ve e ripërsëriti dje, i Ngarkuari me Punë i SHBA-ve pranë Këshillit të Pёrhershёm të OSCE-së, nё Vjenë, Kyle Scott, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate.

“Shtetet e Bashkuara tё Amerikës pёrgёzojnё qytetarët dhe qeverinë e Shqipёrisё pёr zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare mё 28 qershor 2009. Qytetarët shqiptarë meritojnë pёrgёzime pёr pjesëmarrjen nё njё numër tё lartё nё votime si dhe pёr zhvillimin e njё procesi zgjedhor tё qetё e tё rregullt”, u shpreh Scott. 

Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme bëri të ditur se në fjalën e tij Kye Scott vlerësoi gjithashtu se edhe “administrimi i zgjedhjeve pasqyroi njё progres tё vёrtetё krahasuar me zgjedhjet e mëparshme”. 

Sipas tij, vlerёsimi paraprak i OSCE-sё vёrejti se, “zgjedhjet nё vetvete shёnuan pёrmirёsime, por gjithashtu identifikuan disa shkelje pёrsa i pёrket rregullave tё fushatёs dhe Kodit Elektoral”. 

I Ngarkuari me Punё i SHBA-ve, pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSCE-së, nё Vjenё, Kyle Scott, i bёri thirrje qeverisё shqiptare qё, “tё plotёsojё kёto mangёsi, nё mёnyrё qё tё arrihen plotësisht standardet zgjedhore”. 

“Mirёkuptojmё se qeveria shqiptare ёshtё nё fazёn e pёrfundimit tё procesit tё numёrimit tё votave dhe tё shpalljes sё rezultatit tё tyre. Presim qё ky proces tё vazhdojё me tё njёjtёn rregullsi. Nё pёrfundim, dёshirojmё tё pёrgёzojmё OSCE-nё pёr mirёmenaxhimin e njё tjetёr misioni vёzhgues zgjedhor”, përfundoi qëndrimin e tij i Ngarkuari me Punё i SHBA-ve, pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSCE-së, nё Vjenё, Kyle Scott.

Qëndrimi i të Ngarkuarit me Punё i SHBA-ve, pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSCE-së, nё Vjenё, Kyle Scott, pason të njëjtin qëndrimin e vlerësim të Departamentit amerikan të Shtetit, pikërisht një ditë pas zgjedhjeve në Shqipëri. 

Një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit, bëri të ditur pak ditë më parë se, , “qytetarët e Shqipërisë meritojnë të lavdërohen që dolën në votime në një numër të konsiderueshëm dhe për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore dhe me rregull. Zhvillimi i zgjedhjeve, tha më tej zëdhënësja, përbën përparim real në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Vlerësimi paraprak i OSBE/ODIHR-it vë në dukje se zgjedhjet në vetvete demonstruan përmirësime, por gjithashtu vëren se u konstatuan disa shkelje në procesin zgjedhor. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë së Shqipërisë, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, t’i analizojë ato. SHBA-ja e ka të qartë, përfundoi ajo, se qeveria e Shqipërisë është në përfundim të numërimit të votimeve dhe përpilimit të listës së rezultateve dhe presin që ky proces të zhvillohet në të njëjtën mënyrë të rregullt”, përfundoi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›