E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA përgëzon shqiptarët për zhvillimin e zgjedhjeve

Kyle Scott: U identifikuan disa shkelje në rregullat e fushatës dhe Kodit Elektoral
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar për zhvillimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit, por bëjnë thirrje për rregullsi edhe në procesin e numërimit të votave. I Ngarkuari me Pun? i SHBA-ve pran? K?shillit t? P?rhersh?m të OSBE-së, n? Vjen?, Kyle Scott, deklaroi në mbledhjen djeshme se shkeljet e identifikuara nga OSBE gjatë zhvillimit të zgjedhjeve në vendin tonë, të mos përbëjnë më mangësi për zgjedhjet që pasojnë. Shtetet e Bashkuara t? Amerikës p?rg?zojn? qytetar?t dhe qeverin? e Shqip?ris? p?r zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare m? 28 qershor 2009. Qytetar?t shqiptar? meritojn? p?rg?zime p?r pjes?marrjen n? nj? numër t? lart? n? votime si dhe p?r zhvillimin e nj? procesi zgjedhor t? qet? e t? rregullt. Edhe administrimi i zgjedhjeve pasqyroi nj? progres t? v?rtet? krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, është shprehur Scott. Sipas tij, vler?simi paraprak i OSBE-s? v?rejti se zgjedhjet n? vetvete sh?nuan p?rmir?sime, por gjithashtu identifikuan disa shkelje p?rsa i p?rket rregullave t? fushat?s dhe Kodit Elektoral. Dule iu referuar këtyre mangësive, i ngarkuari me punë i SHBA-së, Scott i b?ri thirrje qeveris? shqiptare q? t? plot?soj? k?to mang?si, n? m?nyr? q? t? arrihen plotësisht standardet zgjedhore. Mir?kuptojm? se qeveria shqiptare ?sht? n? faz?n e p?rfundimit t? procesit t? num?rimit t? votave dhe t? shpalljes s? rezultatit t? tyre. Presim q? ky proces t? vazhdoj? me t? nj?jt?n rregullsi, nënvizoi Scott.
Raporti paraprak i OSBE/ODIHR për zgjedhjet
Në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë në Tiranë, të cilët ishin të pranishëm në ditën e zgjedhjeve veçohen fakti se këto zgjedhje nuk kanë arritur standardet e kërkuara. Në emër të ODIHR ambasadorja Odri Glover ndërsa në emër të OSBE u shpreh udhëheqësi i afatshkurtër i OSBE-së, Ëolfgang Grossruck. Të dy ndërkombëtarët vlerësuan me notë jokaluese provimin që Shqipëria bëri në datën 28 qershor. Sipas tyre, vendi ynë nëpërmjet zhvillimit të këtyre zgjedhjeve, nuk arriti standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët, pavarësisht se kishte bërë përmirësime të dukshme në krahasim me zgjedhjet e viteve të mëparshme. Nga ana e saj, shefja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Glover theksoi se ishte për të ardhur keq që niveli i lartë i mosbesimit mes palëve, dhe përdorimi i aktiviteteve zyrtare për qëllime fushate dhe akuzat për presion mbi zgjedhësit nuk rritën besimin e publikut në procesin, dhe deklaroi se vëzhguesit ndërkombëtarë do të vazhdojnë të ndjekin hap pas hapi procesin e numërimit të votave. Ndër të tjera, shefja e misionit të ODIHR-it u tregua e kujdesshme, duke thënë se një peshë të madhe në vlerësimin përfundimtar të zgjedhjeve do ta kishte administrimi i procesit të numërimit të votave. Ajo pranoi se deri në ditën e pas zhvillimit të zgjedhjeve, KQZ kishte administruar detyrat me profesionalizëm dhe brenda afateve ligjore, pavarësisht faktit se sipas saj anëtarët ishin të ndarë në disa nga çështjet e debatueshme dhe votuan sipas bindjeve politike. Ndërkohë që në lidhje me këtë proces, shqiptarët mesa duket do të marrin notë ngelëse duke u nisur nga incidentet e krijuara në rrethin e Fierit. Kjo situatë e tensionuar në këtë qytet mesa duket do ti kushtojë rëndë popullit shqiptar, duke e lënë me vite të tëra jashtë BE. Pasi, zgjedhje kaluan në frymë të qetë dhe normale, ky proces ishte mëse i rëndësishëm në syrin e ndërkombëtarëve, tek i cili varej dhe përfundimi i raportit të vëzhguesve në vendin tonë. Ndërsa nga ana e tij, misioni i OSBE-së ka vlerësuar se zgjedhjet e 28 qershorit treguan se Shqipëria është maturuar duke bërë progres të dukshëm. Udhëheqësi i afatshkurtër i OSBE-së, Ëolfgang Grossruck, deklaroi se votimet e kësaj radhe nuk ndodhen problemet për të cilat komuniteti ndërkombëtar frikësohej. Përgjithësisht procesi i votimeve ishte pozitiv në shumicën e qendrave, po nuk u shmangën votimet familjare apo mungesa e elementeve të sigurisë, u shpreh Grossruck. Zyrtari ndërkombëtar tërhoqi vëmendjen për presionin ushtruar ndaj njerëzve për të marrë pjesë në mitingje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›