Një Dezdemonë violiniste tek Otello

Studentët e Akademisë së Arteve shfaqin një fragment nga tragjedia Otello e Shekspirit
Studentët e Akademisë së Arteve shfaqin sot një fragment nga tragjedia Otello Shekspir. Kjo shfaqje vjen në kuadër të sezonit të provimeve, që kanë nisur në këtë fakultet. Shfaqja vjen me regji nga Oriana Cama dhe nën interpretimin aktorëve Endri Çela, Arbër Islami dhe Joana Kaimi. Ky është një provim në degën e regjisurës viti i tretë, dhe në program ne kishim Shekspir. Pjesa titullohet Otello fragment nga Shekspir. Ishte një risi e re në Akademinë e Arteve, që u paraqitën për herë të parë 12 studentë dhe 12 fragmente, ku secili mbrojti regjinë e tij me një fragment të caktuar, ndërkohë unë vij me këtë fragment. Për këtë pjesë më kanë ndihmuar dy pedagogët Aleolert Çeloaliaj dhe Milto Kutali, të cilët këmbëngulën që këtë semestër të kishim Shekspir, dhe secili të paraqitej vetëm me një fragment, tregon studentja e degës së regjisurës Oriana Cama. Shfaqja, e cila vjen sonte në hollin e Akademisë së Arteve për publikun do të jetë me një skenografi shumë interesante, por do të vijë një Shekspir shumë klasik në veshje. Një krevat dy metra i lartë në skenë dhe Dezdemona do të jetë gjatë gjithë kohës mbi të, duke mos pasur kontakt me Otellon dhe me Jagon. Poshtë krevatit do të jetë Otello, i cili qëndron gjatë gjithë kohës në këtë hapësirë që ngjan si një teatër kukullash, dhe këtë e drejton Jago. Në pjesë do të jetë një Shekspir klasik në mendim, në veshje dhe në simbolikë në atë që duam të themi, vijon të tregojë Oriana Cama. Më tej për vënien e kësaj vepre në skenën teatrore ajo tregon se ky autor është një prej më të vështirëve, dhe aq më tepër për këtë studente të regjisurës, e cila me shfaqjet që ajo ka vënë deri tani në skenën teatrore premton për një karrierë artistike dhe më tej. Shekspiri është i njohur dhe shumë i vështirë për çdo regjisor dhe aq më tepër për një studente si unë që aspiron të bëhet regjisore. TekOtello unë kam zgjedhur fragmentin e intrigës, në të cilin Jago i thur intrigën Otellos për Dezdemonën dhe i mbush mendjen që kjo e tradhton, pavarësisht që kjo nuk është e vërtetë. Nga e gjithë vepra unë kam zgjedhur këtë fragment, të cilin unë e kam rindërtuar përveç fragmentit origjinal në tekst, ku përveç fjalëve, ka tre personazhe Otello, Jago dhe Dezdemonën, shprehte studentja e regjiurës Oriana Cama. Ndërkohë që ajo për këtë vepër ka përzgjedhur tre shokë të saj, duke shtuar mbi këtë përzgjedhje ajo tregon se: Këta aktorë janë shokë të klasës sime, të cilët me këtë shfaqje mbrojnë dhe mjeshtërinë e aktorit. Endri Çela është Jago dhe Arbër Islami është Otello, ndërkohë që kam dhe Dezdemonën që është Joana Kaimi, e cila gjatë gjithë kohës nuk ka fjalë, por ka performancë dhe ka lojën e saj me violinë. Në fakt Dezdemona ka tekst, sepse është dhe personazh kryesor në vepër, por unë e kam parë Dezdemonën vetëm si personazh dhe ia kam hequr tekstin. Dezdemonën e kam përkufizuar si muzikë,e cila është dhe muzika e pjesës. Unë dua të sjell vetëm brishtësinë, pafajësinë. Pjesa përfundon me vrasje dhe Jago ia arrin qëllimit, ku Otellos i mbushet mendja dhe nuk i lë hapësirë që të shpjegohet dhe e vret. Ai e mbyt, sepse mendon që e ka tradhtuar, sepse Jago e ka bërë një intrigë të tillë. Otello pasi vdes Dezdemona dhe mbyt dhe e merr vesh të vërtetën, ai vret dhe veten. Ndërkohë që gjatë semestrit të parë këta studentë të arteve kanë shfaqur dhe vepra të tjera teatrore. Ndërkohë që gjatë semestrit të parë studentja e regjisurës tregon se: Ne kishim Molierin dhe premtuam që do të kishim Shekspir. Erdhëm më këtë, kemi pasur antikitet në vitin e dytë. Është një program që ne e ndjekim dhe ne duhet ta pranojmë që jemi ndër kurset e pakta që i ndjekim autorët e mëdhenj. Kjo pjesë sigurisht që më tremb, por them se ai vlen të trembsh dhe të riskosh dhe të përfitosh. E ndërkohë që për këtë shfaqje ajo tregon se i vetmi financim ka qenë nga familja e saj. Ndërkohë që në semestrin dytë Oriana Cama studente në degën e regjisë ngjiti në sallën Black Box veprën teatrore Borgjezi fisnik të Molierit. Në këtë vepër interpretuan 15 aktorë dhe kjo shfaqje u dha në kuadër të provimeve semestrale. Për këtë vepër më parë në një prononcim studentja Cama është shprehur se: Borgjezi fisnik është një ndër komeditë më të bukura të Molierit,e cila u përcoll në një version komedia del arte në skenë. Natyrisht që është shumë e bukur dhe e vështirë, sepse në shfaqje janë 15 personazhe, që interpretojnë dhe të gjithë këto duhen menaxhuar, por veç tyre unë në komedi kisha dhe një kitarist dhe një violinist. Këta të dy i mora për të krijuar atmosferën që Molieri sjell në veprën e tij. Shfaqja ishte në kuadër të provimit tim si regjisore, por kam hasur dhe shumë vështirësi në realizmin e saj. Në vepër në qendër të vëmendjes është borgjezi fisnik, i cili është dhe personazhi kryesor në shfaqje, që flet për lindjen e shtresës së re të shoqërisë që është borgjezia, por që në fakt ekziston dhe një shtresë tjetër që ishte fisnikëria. Në atë kohë fisnikëria ishte një titull që trashëgohej dhe nuk blihej, ndërkohë që borgjezët kishin para por nuk kishin titull. Borgjezi fisnik është një personazh rreth të 50-ve, i cili është i pakulturuar, i pa informuar dhe injorant. Ai përdor të gjithë pasurinë e tij për tu bërë fisnik për të mësuar muzikë, dancin etj, duke paguar dhe profesorë për këtë qëllim. Vepra me mesazhin që përcjell vjen aktuale me realitetin. E ndërkohë që sonte në hollin e Akademisë së Arteve studentët presin të marrin duartrokitjet për tragjedinë Otello.