E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përkrah vazhdimin e dialogut

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, komenton njoftimin e bërë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Reeker foli sot në Qendrën për Mediume të Huaja në Washington, lidhur me politikën e SHBA-ve dhe zhvillimet në Evropën Jugore Qendrore. Në një pjesë të fjalës së tij, ambasadori komentoi njoftimin e baroneshës Ashton.

“Mendoj se një nga sfidat kryesore, siç e dimë të gjithë, është marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës. Dhe, sot ne jemi shumë të kënaqur që pamë njoftimet nga Brukseli nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, lidhur me vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është diçka që ne e përkrahim shumë. Sekretarja Clinton dhe Zonja Ashton janë në kontakt të ngushtë lidhur me këto çështje, sikurse edhe Ndihmës Sekretari Gordon, dhe unë bashkë me homologët tanë në BE. Ne fuqimisht përkrahim vazhdimin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe zgjidhjen e mospajtimeve e që do t’i mundësojë edhe Republikës së Kosovës edhe Republikës së Serbisë që të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane.”

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›