SHBA po rimekembet. Obama Niveli i papunesise ra ne 88

Presidenti amerikan, Barak Obama thotë se ekonomia e vendit të tij po rimëkëmbet, pasi një raport për papunësinë në muajin mars dha shifra pozitive. Obama shtoi se mbetet ende shumë punë për të bërë, edhe pse niveli i papunësisë ra në 8.8 për qind, më i ulëti në dy vitet e fundit. Rritja e shpejtë e vendeve të punës, tregon sipas ekspertëve, shenja të rritjes së shpejtë ekonomike, edhe pse ka pasur pengesa për shkak të motit të keq dhe cmimeve të larta të energjisë.