Raporti: Sulmi në Iran mund të shkaktoj luftë totale

Në një raport të ri për vlerësimet e çmimit dhe të përfitimeve nga sulmi eventual kundër Iranit, thuhet se sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara, mbajnë rrezikun për të shkaktuar luftë totale në Lindjen e Mesme.
Raporti i përpiluar nga ish zyrtarë të qeverisë, ekspertë të sigurisë kombëtare dhe oficerë ushtarakë në pension, thotë se sulmi i Shteteve të Bashkuara, do të trondiste kontrollin politik të regjimit të Iranit.
Sipas raportit, një sulm mund ta shtyjë zhvillimin e bombës atomike të Iranit për katër vite, por publiku iranian do t`i bashkohej udhëheqësisë së klerikëve.