E Shtunë, 31 Tetor 2026

ANEB miraton rezolutën që kritikon Iranin

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka miratuar rezolutën me të cilën kritikohet Irani për dështim që të bashkëpunoj plotësisht lidhur me programin e vet atomik.
 

Në rezolutë shprehet “shqetësim serioz” për vazhdimin e procesit të pasurimit të uraniumit dhe aktivitetet e tjera ndërlidhëse.
 

Në rezolutë i bëhet thirrje Iranit që të lejoj inspektimin në hapësirat specifike të kompleksit ushtarak në Parçin, ku ANEB-i dyshon se Teherani ka zhvilluar prova bërthamore para një dekade.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›