Berisha: Mbajtëm premtimet për ndërtimin e shkollave

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot shkollën 9-vjeçare “100-vjetori” në qytetin e Kamzës. Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se në një hark të shkurtër kohë qeveria ka mbajtur premtimet duke rritur rrogat e arsimtarëve dhe ndërtimin e shkollave të reja.
"Për qeverinë, për këtë mazhorancë arsimi ka qënë dhe mbetet përparësia më kryesore. Vetëm në qytetin e Kamzës kemi ndërtuar dhe rindërtuar gjatë këtyre viteve 23 shkolla dhe kopshte. Sot nga 20 mijë nxënës të qytetit tuaj, 13 mijë prej tyre ulen në bankat e shkollave të reja të ndërtuara. Ne kemi mbajtur dhe mbajmë premtin tonë. Vetëm 6 vite më parë në shkollat e këtij qyteti mësohet me 3 turne, ndërsa sot mësojnë në klasa 30-35 nxënës, klasa të standerteve më të mira ria europiane” tha Berisha.
Kryeministri Berisha premtoi gjithashtu se mandatin tjetër qeveria do të bëjë të mundur ndërtimin e të gjitha shkollave në të gjithë vendin dhe Shqipëria do të njohë progresin më të madh në historinë e saj.
"Mandatin që vjen Shqipëria do të jëtë Shqipëria e dijes, Shqipëria e shkëncës dhe Shqipëria e progresit më të madh të historisë së saj. Unë ju garantoj që në çdo kohë dhe vitet që vijnë arsimi sërish do të jetë përparësi. Në rast se gjatë këtyre viteve ne ndërtuan mbi 1300 shkolla në mbarë vendit mbi 71 përqind të tyre, në 2-3 vitet e ardhshme të përfundojë ndërtimi i çdo shkolle” shtoi Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha shkolla “100-vjetori” në Kamëz është një investim prej 150 mln lekë i Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare. Shkolla ka një sipërfaqe prej 5 mijë metra katror dhe me më shumë se 30 klasa dhe kabinete si dhe me 20 salla të tjera.