E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati premton 400 troje per ish-luftetaret

Kryetari i Mitrovices Avni Kastrati beri te ditur se komuna e ka pergatitur projektin per ndertimin e Lagjes se UCK-se ne Shupkovc me crast ne kete lokacion parashihet te ndahen rreth 400 troje per familjet e deshmoreve invalideve dhe veteraneve te UCK-se.

Numri nje i Mitrovices beri keto deklarata pas nje takimi qe ka zhvilluar te merkuren me kryetarin e Shoqates se Deshmoreve te UCK-se Xhavit Jasharin dhe kryetaren e deges se kesaj shoqate ne Mitrovice Alije Tmaven.

Kastrati pohoi se deri me tani komuna ne kuader te mundesive qe ka eshte duke bere hapa konkrete per permiresimin e pozites se kategorive te dala nga lufta ndersa permendi angazhimin per zgjidhjen e problemit te hapesires per keto kategori.

Sipas tij tashme komuna ka pergatitur edhe projektin per Lagjen e UCK-se ne Shupkovc ku parashihet te ndahen rreth 400 troje per familjet e deshmoreve invalideve dhe veteraneve te UCK-se.

Do te jete nje lagje e mrekullueshme. Ne si komune do te marrin persiper rregullimin e gjithe infrastruktures se nevojshme si rruget kanalizimin ujesjellesin etj ka thene Kastrati.

Ne anen tjeter kryetari i Shoqates se Familjeve te Deshmoreve te UCK-se Xhavit Jashari e ka falenderuar kryetarin Kastrati per qasjen shume praktike dhe hapat konkrete qe ka ndermarre komuna ne raport me kategorite e dala nga lufta.

Viteve te fundit ne Mitrovice jemi duke pare hapa konkrete ne drejtim te permiresimit te trajtimit qe u behet kategorive te dala nga Lufta e UCK-se dhe kjo eshte per tu pershendetur tha Jashari.

Sipas tij edhe ne disa komuna te tjera te Kosoves jane bere dhe po behen levizje pozitive ne kete drejtim duke permendur ne kete rast komunen e Lipjanit mandej Drenasit Malisheves Skenderajt etj.

Megjithate ai perkujtoi se Ligji per keto kategori qe pritet te hyj ne fuqi prej fillimit te vitit te ardhshem do te zgjidh shume nga keto probleme me te cilat jane preokupuar keto shtresa qe dhjete vjet me radhe.

Ndersa sa i perket fryrjes se listave te Familjeve te Deshmoreve dhe kategorive te tjera ai sqaroi se tashme eshte formuar nje komision qe do te merret me problemin e listave.

Angazhimin e kryetarit te komunes se Mitrovices per permiresimin e pozites se kategorive te dala nga lufta e ka pershendetur edhe Alije Tmava kryetare e Familjeve te Deshmoreve te UCK-se ne Mitrovice.

Ajo tha se jane duke u bere hapa te mire ne kete drejtim meqe deri vone nuk eshte levizur fare.

Tmava theksoi se ka shume familje te ketyre kategorive ne Mitrovice qe nuk e kane te zgjidhur ceshtjen e strehimit mandej ekzistences etj.

Sa i perket problemit qe kane pasur me zyre ajo potencoi se ne mungese te nje vendi adekuat dhe qe ofron kushte minimale per pune zyret e tyre qe ende jane ne nje ndertese te vjeter dhe pa sigurim jane thyer dhjetera here. KosovaPress

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›