E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, sulmohet publicisti Halil Matoshi

Sulmohet gazetari dhe publicisti kosovar Halil Matoshi. Tre persona të panjohur kanë goditur me thikë Matoshin në Lagjen Dardania të Prishtinës.

Policia tha se është vënë në kërkim të sulmuesve, ndërsa nuk dihen motivet.

Shoqatat e gazetarëve reaguan me shqetësim për këtë rast. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës, thanë se “e dënojnë ashpër këtë akt, duke e konsideruar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe cënim të drejtpërdrejtë të jetës dhe punës së gazetarëve”.

Ato u kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë, që të bëjnë gjithë ç`është e mundur për të ndriçuar rastin dhe për të vënë autorët para drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›