Egjipt, Gjykata Kushtetuese refuzon dekretin e presidentit

Gjykata Kushtetuese e Egjiptit ka hedhur poshtë një dekret nga presidenti i ri, Muhamad Morsi, me të cilin kishte urdhëruar që parlamenti i shpërndarë të tubohej përsëri.
Pas këtij dekreti, ligjvënësit, ishin tubuar përsëri në Parlament në kryeqytetin Kajro.
Aktualisht, Gjykata Supreme, presidenti dhe Këshilli Suprem i forcave të armatosura, janë në situatë të paqartë lidhur me këtë çështje.