E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA pranon kontaktet me regjimin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar në rrugë zyrtare, se të dërguarit e tij janë takuar me përfaqësuesit e kolonelit libian, Muamar Gadafi.

Sipas DASH, diplomatët amerikanë u kanë përsëritur përfaqësuesve mesazhin, se për SHBA koloneli duhet të heqë dorë nga pushteti.
 

Ndërkohë, qyteti libian i Bregës, të cilin rebelët deklarojnë se e kanë marrë nën kontroll, është ende në duart e forcave qeveritare.
Lajmin e ka bërë të ditur gjatë mbrëmjes së djeshme zëdhënësi i regjimit, duke përgënjeshtruar kështu komunikimin e bërë më herët nga rebelët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›