SHBA premton ndihma financiare per Penianin

Koreja e Jugut vazhdon që të përqendrohet tek kufiri me atë të Veriut. Ende nuk ka asnjë informacion të saktë nëse kërcënimet e Penianit do të realizohen dhe nëse retorika e regjimit do të transformohet në veprim. Por një ish spiun i Koresë së Jugut që në vitet ’50 kishte arritur të futej në territorin e Koresë së Veriut është i bindur se rreziku është real. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të këmbëngulin se zgjidhja duhet të vijë nëpërmjet një rruge diplomatike. Nga Seuli sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri ka propozuar ndihmë financiare për Peninanin nëse ky i fundit heq dorë nga kërcënimet dhe përshkallëzimin e tensioneve. Kerri ëshët shprehur se nuk mund të pranojnë Korenë e Veriut si një fuqi bërthamoee. Dhe se retorika e Penianit është e papranueshmë nga cdo këndvështrim. E ndërsa Uashingtoni rithekson se do të mbrojë aletatët e tij në rajon, gjendja e alarmit vazhdon dhe në Japoni. Në qendër të Tokios janë aktivizuar bateritë anti raketore Patriot për të neutralizuar sulmet balistike të mundshme nga ana e Koresë së Veriut.