Egjipt shkon ne 79 bilanci i viktimave
Ka shkuar në 79 bilanci i viktimave në Egjipt si pasojë e dhunës që një ditë më parë shpërtheu në qytetin Port Said, pas përfundimit të një ndeshje futbolli. Këshilli i Lartë Ushtarak në Egjipt ka njoftuar 3 ditë zie kombëtare. Qindra persona mbetën të plagosur si pasojë e dhunës e cila filloi pas përfundimit të ndeshjes. Kabineti qeveritar ka lajmëruar mbledhje urgjente. Ndërsa mbahet sot protesta masive kundër forcave policore të cilat siç shprehen banorët nuk mundën të vënë nën kontroll situatën.
BBC citon se shumë prej viktimave janë oficerë policie, ndërsa mungesa e një niveli të lartë të sigurisë në vend ka kontribuar në zhvillimin e perleshjeve. Pjesa më e madhe e viktimave kanë gjetur vdekjen pasi kanë marrë goditje me thikë, shkelur me këmbë nga turma, shumë të tjerë nga goditjet me sende të forta, ndërsa një pjesë mendohet se kanë mbetur të bllokuar në një kënd të stadiumit që mori flakë. Autoritetet thanë se numri i viktimave mund të rritet pasi dhjetra persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë të shtruar në spital. Menjëherë pas incidenteve të regjistruara në këtë takim, federata egjiptiane anuloi të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit.