E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt protesta kunder ushtrise vriten 11 persona

Sulmues të panjohur kanë vrarë të paktën 11 persona qe protestonin kundër ushtrisë në pushtet, pranë ministrisë së mbrojtjes në Kajro. Lajmin e kanë bërë me dije zyrtarët vendas. Më shumë se 100 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa janë dërguar për t’u trajtuar në spital. Shumë prej protestuesve janë mbështetës të një predikuesi Salafist. Policia ka mbërritur menjëherë në vend ngjarje ndërsa ka ndaluar përleshjet .
Megjithatë mediat shtetërore bënë me dije se sulmuesit ishin banorë të zemëruar.

Këshilli Suprem Ushatark është akuzuar vazhdimisht, pasi mori pushtetin pas rënies së Hosni Mubarak në shkurt të vitit 2011.

Këshilli suprem ushtarak ka premtuar se do të dorëzojë pushtetin në një administratë civile në fund të muajit qershor ,pas zgjedhjeve presidenciale .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›