Rexhepi: Jemi të vendosur për t’i shuar strukturat paralele në Veri

Qeveria e përkushtuar për shuarjen e strukturave paralele në veri
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i shuaj strukturat paralele në veri të Mitrovicës, ka theksuar Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës që i bëri Prizrenit.
“Ne jemi të vendosur për t’i shuar strukturat paralele në veri të Kosovës, mirëpo edhe jemi të vetëdijshëm se sa e kemi fuqinë policore atje. Kjo punë pa ndihmën e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it, nuk mund të kryhet shpejt”, ka deklaruar Rexhepi, sic transmeton RTK.
Ministri Rexhepi për gjendjen e sigurisë në veri ka thënë se është nën kontroll edhe përkundër incidenteve të kohëpaskohshme.
Sipas tij, lëvizja e lirë e njerëzve ende nuk është e siguruar, prandaj pritet një punë e madhe në veri të Kosovës.