E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, qëllohet kongresmenia demokrate Gifords

Një ngjarje e rëndë u shënua në Arizona të Shteteve të Bashkuara.  Një person i armatosur goditi 17 persona, 5 prej të cilëve humbën jetën ndërsa 12 të tjerë u plagosën. Tragjedia merr përmasa të tjera kur në qendër të saj është anëtarja e Kongresit, demokratja Gabriel Gifords 40 vjeç, e cila u qëllua u qëllua dje me një plumb pas kokë në një largësi prej 1,2 metrash, nga nj i ri i 22 vjeçar me emrin Jared Lee Loughner i cili hapi zjarr në turmë.
Ndërkohë sipas mediave lokale mësohet se kongresmenia amerikane Gabrilla Giffords është zgjuar në dhomën e saj të spitalit por theksojnë se Giffords duket të ketë qënë, objektivi i vërtetë i sulmit. Në fillim u raportua se Gifford kishte mbetur e vrarë nga ky sulm, por më pas një deklratë e Presidentit Obama, konfirmoi se kongresmenia ishte gjallë, por në gjendje kritike për jetën. " Kjo është nëj tragjedi e rëndë. Por kemi marrë informacioni se kongresmenia është e plagosur rëndë"deklaroi Obama. Menjeherë pas sulmit ajo u dërgua në spitalin e Tuscon, ku iu nënshtrua një ndërhyrje të rëndë kirurgjikale në tru, e cili doli me sukses. Menjëherë pas operacionit, mjekët raportuan se gjendja e kongresmenens ishte kritike. "Ajo është në kushte kritike. Ndërhyrja në tru ka përfunduar me sukses, dhe mund të them se tani për tani jam optimist për rikuperimin e saj" deklaroi doktori Peter Rhee.
Ndërkohë që policia pak minuta pas ngjarjes arriti të identifikonte autorin, Jared Lee Loungher 22 vjeç. Dëshmitarët në vedngjarje e përshkruanin si një person të çuditshëm, që fliste fjalë të pakuptimta dhe i veshur i gjithi me të zeza. Loungher qëlloi kongresmenen menjëherë sapo doli nga një supermarket. Por sherifi i zonës Clarence Dupnik ka deklaruar se vrasësi mund të mos ketë vepruar i vetëm. "Mund të them se ai duket si një njeri jo i qëndrueshëm, por besojmë se nuk ka qënë i vetëm. Kemi nisur hetimet për të gjetur personin e dytë" ka thënë sherifi Dupnik. Motivet e ngjarjes ende nuk janë të qarta, por një njeri me ermin Jared Lee Loughner ka postuar disa herë video në You tube ku kritikonte politikat e qeverisë. Policia dyshon se mund të jetë i njëjti person, edhe ai që ka qëlluar mbi kongresmenen. Jared lee Loungher kishte gjithashtu edhe një faqe në MySpace e cila është ditën e sulmit.
Presidenti Barak Obama e cilësoi Giffords si një mike të mirë. "Ajo nuk është vetëm një përfaqësuese e shkëlrqyer publike. Por është gjithashtu edhe një njeri i ngrohtë dhe i dashur për kolegët dhe zgjedhësit e saj" deklaroi Obama. Sipas tij kësaj çështjeje do t`i shkohet deri në fund, për të zbardhur të gjithë ngjarjen. Menjëherë pas sulmit Obama dërgoi drejtorin e investigimeve të FBI-së për vëzhguar më mirë situatën.
Kongresmenia Gabrilla Giffords u rizgjodh si përfaqësuese, në zgjedhjet e pjesshme të nëntorit. Politikat e saj ishin të fokusuara mbi emigrimin dhe çështjet ushtarake dhe ishte një mbështetëse e Obamës lidhur me reformën në shëndetësi. Gifford është e martuar me austronautin amerikan Mark Kelly.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›