Bizneset nuk respektojnë vendimin për kasat fiskale

Sipas të dhënave të Konfederatës së Industrisë ende një numër mjaft i madh biznesesh nuk janë pajisur me kasa fiskale, megjithëse detyrimi ligjor ishte brenda 31 dhjetorit 2010. Dukuria është e përhapur kryesisht në bizneset e ashtuquajtura të “vogla” dhe bizneset, që ushtrojnë aktivitet jashtë Tiranes si dhe disa qytete kryesore të vendit.
“Konfindustria me cilësinë e institucionit nismëtar të vendosjes së kasave fikale, kërkon nga ekzekutivi shqiptar dhe Ministria e Financave në veçanti, që të mos ngurroje në zbatim të ligjit për të pajisur gjithë llojet e bizneseve pa përjashtim përfshi edhe të ashtuquajturin “biznes i vogël” në të gjithë hapësirën e vendit, si një nga kushtet e domosdoshme për formalizimin e ekonomisë në tërësi”, theksoi administratori Gjergj Buxhuku.
Konfindustria thekson se shmangie të tilla financiare kanë sjellë evazion fiskal në të gjithë procesin tregtar në Shqipëri, që “ende e kalon masën e papranueshme prej mbi 50% te PPB”. Shmangia fiskale e këtyre përmasave ka pasoja shkatërruese sidomos për industritë prodhuese të rregullta, zhvillimin ekonomik të vendit dhe rrënimin e mirëqenies së qytetarëve shqiptare.
“Konfindustria duke vlerësuar, se formalizimi i ekonomisë kombëtare është qëllim strategjik me përmasa të vërteta shtetformuese, që kërkon mirëkuptim të gjithë ngjyrave të vendimarrjes politike për tu kryer, përshëndet qëndrimin e opozites për mbështetjen në parim të procesit të pajisjes me kasa fiskale për gjithë bizneset e vendit përfshi edhe tregtaret e pakicës. Është krejt e papranueshme, që Shqipëria të veprojë ndryshe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian”, përfundon deklaratën e tij Buxhuku. /S.Ll/Start/
2011-01-09 11:08
[