E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet jashtë nga “Ekselenca”, hapen aplikimet

Me anë të fondit të ekselencës i krijuar nga qeveria shqiptare, dhjetëra persona mund të ndjekin studimet jashtë vendit. Shuma e akorduar për këtë vit është 100 milion lekë, e cila do të jepet në formë bursash për përfituesit. Aplikimet do të bëhen deri më 21 mars të këtij viti dhe dosja do të dërgohen pranë MASH.

Mesatarja e pranimeve do të jetë mbi 9 ndërkohë që për disa programe mesatarja e pranimit është 8.5 dhe lart. Marrja e kësaj burse studimi ka edhe disa “kushtëzime”, që megjithatë janë të pranueshme. Pas kryerjes së studimeve, të diplomuarit duhet të punojnë në vend të paktën për tre vite.

Fusha e studimeve janë “Bachelor”, “Master” ose “Doktoraturë” dhe ato mund të kryhen në një prej 15 universiteteve më të mira në botë. Bursat janë të plota ose të pjesshme, megjithatë studentët përfitues kanë shumë përfitime si shpërblime për fituesit në konkurse dhe olimpiada, mbështetje financiare për botimet shkencore, etj.

                                                                                             2011-01-09 13:01
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›