SHBA, republikanët votojnë në Minesota dhe Kolorado
Në dy shtete të SHBA-së, Minesota dhe Kolorado, sot votohet për kandidatët kryesorë republikanë për nominim presidencial.
Ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, fitues në dy votimet e fundit, në Florida dhe Nevada, synon që vargun e fitoreve ta shtojë edhe me triumf në Minesota dhe Kolorado.
Por, duket se shance të mira në këto dy shtete ka edhe kandidati Rik Santorum.
Dy kandidatët e tjerë, Njut Gingriç dhe Ron Pol, ende janë në garë, por duket se kanë pak mundësi për sukses në Minesota dhe Kolorado.
Votime preferenciale presidenciale, jo të detyrueshme mbahen edhe në shtetin Misuri.