E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, roja bregdetare gotet një anije

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikësoi ka goditur një anije japoneze pa ekuipazh, që ishte shfaqur pranë brigjeve të Alaskës.

Peshkarexha lëvizte e pakontrolluar, pasi ishte shkëputur nga një port, pas tsunamit shkatërrimtar të marsit 2011, në Japoni.

Më parë, një anije kanadeze kishte shprehur vullnetin për të tërhequr “Ryou-Un Maru” në një port, por pas disa tentativave, u pa se tërheqja e anijes 61 metra të gjatë ishte e pamundur.

Vendimi për mbytjen e saj u mor pasi mjeti lundrues nuk kishte drita dhe konsiderohej si një rrezik për anijet e tjera. Ajo ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej një kilometri në orë, në një rrip detar të lundrueshëm midis SHBA-ve dhe Kanadasë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›