E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kërcënohemi nga kolapsi i furnizimit me energji

“Sot kryefjala është kriza që kërcënon kolapsin në raport me konsumatorët për shkak të gjendjes shumë të degraduar të furnizuesit me energji të konsumatorit”.

Kështu është shprehur Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në tryezën e organizuar nga PS-ja për energjinë dhe burimet natyrore, duke theksuar se gjatë 7 viteve të fundit ka pasur një proces zhvillimi kautik mbi një model i cili ka filluar të shtrijë pasojat e keqndërtimit të tij në gjithë jetën ekonomikike dhe shoqërore të vendit.
 

“Është një model klientelist që pengon konkurencën, i cili pengon transparencën dhe efiçencën dhe sot qeveria i ka shtrirë monopolet dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore duke vënë një të mirë publike në shërbim të një pakice sipërmarrësit klientelist të qeverisë të lidhur me interesat politike dhe financiare të një grupi në qeveri që kontrollon këtë fushë” ka theksuar Rama.

Ai ka theksuar më tej se shumë projekte koncesionare kanë injoruar impaktin në mjedis ndërsa ka shtuar se janë akomuluar me shpejtësi para në këmbim të rrënimit të të gjithë potencialeve të kësaj pasurie publike. 

Rama ka theksuar gjithashtu se sektori i industrisë së naftës ndodhet sot në krizë ndërsa burimet natyrore shfrytëzohen barbarisht dhe pa efikasitet. Ai ka shtuar se borxhi publik i Shqipërisë është më i madhi në rajon ndërsa është shtuar evazioni fiskal si pasojë e aktiviteteve kriminale tek privatizimet.
 

Rama ka shtuar më tej se vendi ynë ka mundësi të prodhojë energji përmes burimeve të rinovueshme por theksoi se nuk është e drejtë rruga që po ndiqet nga qeveria në këtë drejtim.  “Potencialet hidrike njihen dhe me fuqinë e instaluar sot shqipëria shfrytëzon më pak se gjysmën e asaj që ka sot. 98 përqind e prodhimit të sotëm bazohet në burimet e ndërtuar para viteve 90 dhe këto burime janë edhe shënjestra e fundit e politikës barbare” ka shtuar më tej Rama.

Kryesocialisti Rama theksoi se PS-ja është e vendosur ta zhvillojë ekonominë e vendit me anë të sipërmarrjes private ndërsa shtoi se çdo përpjekje për ta paraqitur atë ndryshe ka përqëllim të mjegullojë vizionin dhe programin e PS-së tek njerëzit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›