E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, rriten kërkesat për ndihmë sociale

Numri i amerikanëve që kërkuan ndihmë sociale nga shteti pasi janë të papunë është shtuar kohët e fundit në SHBA.  Raporti i Departamentit të Punës vë në dukje se kërkesat për ndihmë sociale u rrit me 5000 javën e kaluar, duke arritur në një total prej 417 mijë në gjithë vendin.

Sipas disa ekspertëve kjo ka ardhur për shkak të grevës të punonjësve të kompanisë Verizon Communications. Zhvillimi ekonomik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë shumë i madh aq sa për të ulur papunësinë e tanishme prej 9.1 për qind.

Ekonomistët parashikojnë se shifrat e reja, që do të publikohen nesër, do të tregojnë se ekonomia amerikane u rit me një shkallë vjetore prej 1.1 për qind në muajt prill, maj dhe qershor.

Vendet e punës, zhvillimi ekonomik dhe çështje të tjera ekonomike e financiare do të jenë në krye të rendit të ditës së një takimi nesër të ekonomistëve të lartë, mes tyre edhe Drejtori i Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke.

Investitorët dhe ekonomistët kanë spekuluar për disa ditë me radhë nëse Bernanke do të ofrojë ndonjë program të ri për të stimuluar zhvillimin ekonomik

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›