E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, rritet niveli i papunësisë

Papunësia në SHBA arriti në 9.7 për qind në shkurt të këtij viti, raportoi Departamenti i Punës.

Raporti i sapopublikuar konkludon se punëdhënësit kanë shkurtuar 36 000 vende të punës, që është megjithatë për 50 000 më pak se sa prisnin shumica e analistëve, shifra këto që do ta rrisnin përqindjen e papunësisë në 9.8 për qind.

Departamenti gjithashtu rishikoi dhe përmirësoi vlerësimin e tij mbi humbjet e vendeve të punës për muajin janar nga 20 000 në 26 000.

Nga ana tjetër, ekonomia u lirua nga shqetësimi se stuhitë e borës që ndodhën kohët e fundit do të shkaktonin humbjen e vendeve të punës.

Ekonomistët kishin pritur së stuhitë masive të Bregut Lindor do të ndikonin në humbjen e deri 100 000 vendeve të punës, por ndikimi aktual nuk ishte aq i madh, tha Alan Levenson, ekonomisti kryesor në T. Rowe Price në Baltimore.

Departamenti i Punës tha se ai nuk do t'i maste efektet e stuhisë të cilat ndodhen të njëjtën javë kur qeveria verifikoi bizneset rreth listës së pagave. Punëtorët që nuk munden të paraqiten në punë dhe që nuk janë paguar nuk janë të përfshirë në këto lista të pagave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›