E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA rritet numri i te varferve dhe te pastreheve

Numri i të varfërve në SHBA është rritur në 46 milionë nga 31 që ishte fund të shekullit të kaluar, duke vendosur një rekord të ri, bën të ditur zyra amerikane e censusit.
Që prej krizës financiare të 2008, numri i të varfërve në SHBA që u regjistrua nga të gjitha organizatat humanitare ishte rritur me 60%, ku shumica e të cilëve jetonin me kuponat që i jepte qeveria.

Këto familje, me keto kupona merrnin ushqime në supermarket.

“Në ditët kur nuk kisha para, vija këtu për të marrë ushqim falas”.

Sipas statistaikave të fundit një në tre familje merrnin kupona për ushqime me vlerë 400 dollarë në muaj. Në 2011, shpenzimet për këto kupona kapnin vlerën e 75 miliardë dollarëve.
“Kemi shërbyer 11 mije vakte më shumë se vitin e kaluar. Ky numër po rritet gjithnjë e më shumë”.

Në SHBA llogaritet se ekzistojnë 46 mijë persona të pastrehë në Nju Jork dhe ky numër po rritet gjithnjë e më shumë.
Statistikat e censusit për të pastrehët në 2012, të publikuara nga departamenti i banesave dhe zhvillimit urban në SHBA, numri i të pastrehëve është 630 mijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›