Reforma Zgjedhore LSI leter PD e PS

Lëvizja socialiste për Integrim fton partitët politike të bashkëpunojnë për realizimin e reformës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 8 Majit. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Luan Rama i ka dërguar një letër, Kryetarit të Grupit të PS, Gramoz Ruccit dhe kryetarit te Grupit të PD, Astrit Patozi përmes së cilës u sugjeron ngritjen e një komisioni parlamentar për të bërë ndërhyrjet e mundshme në reformën zgjedhore. Në këtë kontekst LSI-ja propozon tre pika ku mund të ndërhyhet.
“Shmangia e konfliktit të mundshëm të interesit që lind natyrshëm ndërmjet rolit që përcakton Kodi Zgjedhor për kryetarët e njësive vendore në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore, dhe interesit personal të kryetarëve që mund të jenë edhe kandidatë në zgjedhjet e ardhshme. Në lidhje me regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje, bëhet i nevojshme reflektimi i vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese (që pritet të zbardhet), duke mos lejuar diskriminim të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese për t’u zgjedhur. Pika e tretë ku kërkohet të ndërhyhet ka të bëjë transparencën e financimeve të partive politike. Ka ardhur koha që edhe Shqipëria të adaptojë një model europian të financimit me transparencë të subjekteve zgjedhore. Mbi të gjitha ky është një detyrim që politika e ka ndaj publikut dhe votuesit” shkruan Rama në letrën e tij.
Realizimi i reformës zgjedhore sipas LSI është dosmosdoshmëri për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe duhet kryer sipas rekomandimeve të OSB/ODIHR. Ne fund LSI propozon edhe nisjen e punës për reformën territoriale.