E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA senati miraton legjislacionin per emigrimin

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin për reformën e gjërë të emigrimit, e cila, nëse shndërrohet në ligj, do të ofrojë shtetësi amerikane për miliona njerëz, që aktualisht jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Në favor të ketij legjislacioni votuan 52 senatorët e Partisë Demokratike, pastaj 14 senatorë të Partisë Republikane dhe dy senatorë të pavarur.

Por, fati i këtij legjislacioni mbete i paqartë, pasi republikanët, që e kontrollojnë Dhomën Përfaqësuese, thonë se nuk e mbështesin atë.

Duke reaguar lidhur me votimin në Senat, presidenti Barack Obama, ka kërkuar që edhe Dhoma ta miratoj atë.

Legjislacioni i Senatit ofron një periudhë pothuajse 13 vjeçare për shtetësi amerikane, për afro 11 milionë imigrantë, që tash jetojnë në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë ilegale.

Poashtu, janë kërkuar masa të stilit ushtarak përgjatë kufirit Shtetet e Bashkuara – Meksikë, për ta parandaluar emigrimin ilegal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›