E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shënon rritje ekonomike

Ekonomia amerikane ka shënuar një rritje të ndjeshme në muajt e fundit krahasuar me periudhën e mëparshme.
Këtë fakt e ka bërë të ditur raporti i publikuar nga Departamenti Shtetëror i Tregtisë.Sipas tij vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2010 u përmirësua rritja ekonomike, duke regjistruar shifrën 3,2% ose 0,78% më shumë nga semestri paraardhës.
 

Pavarësisht papunësisë që mbetet një shqetësim, Departamenti vlerësoi se pagat kanë vazhduar të rriten me një mesatare prej 2% në 2010-n.
 

Në total, ekonomia amerikane llogaritet të jetë rritur me 2,6% në vitin e kaluar, duke u konsideruar si rritja më e madhe në pesë vitet e fundit, fakt i cili i ka bërë optimist amerikanët për situatën e tyre ekonomike.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›